Faleminderit, është i vetmi program besnikërie në Shqipëri që ju shpërblen me para për çdo blerje që bëni. Kështu, sa herë që kryeni një blerje në një nga pikat e partnerëve tanë, ju do të shpërbleheni me 1% të shumës së shpenzuar nëpërmjet pikëve të Faleminderit. Pra nëse ju blini diçka që kushton 1,000 lekë, ju do të përfitoni 10 pikë/lekë; për një blerje 10,000 lekë ju përfitoni 100 pikë/lekë ... e kështu me rradhë.

Pas çdo blerjeje, sistemi do të regjistrojë automatikisht shumën e pikëve/parave që ju përfitoni. Këto pikë të grumbulluara ju mund t'i shfrytëzoni kurdoreherë aty ku dëshironi në formën e një kuponi. Pra, nëse keni grumbulluar 250 pikë, ju mund t'i përdorni këto si 250 lekë  (të reja) Ulje në blerjen e rradhës ose mund të vazhdoni të grumbulloni pikë për ti përdorur ato më vonë. Eshtë shumë e thjeshtë... I përdorni këto pikë kur të doni ku të doni.

Kushtet e përgjithshme me detajet e këtij programi mund ti gjeni në menunë Termat dhe Kushtet e Anëtarësimit në këtë faqe.